Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës së djeshme. , “qarkullimi në këtë pikë kufitare tashmë po zhvillohet pa vonesa të gjata.” Një ditë më parë, në këtë drejtim kufitar ishin raportuar kolona të mëdha, duke bërë që Ambasada e Kosovës në Kroaci të aktivizohej për të përcjellë situatën dhe për të komunikuar me autoritetet lokale.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte njoftuar më 19 korrik se, përmes Ambasadës së Kosovës në Kroaci, ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare. Sipas MPJD-së, ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura shtesë gjatë kontrolleve kufitare.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore do të vazhdojnë të angazhohen për t’i ofruar qytetarëve tanë mbështetje dhe informata të nevojshme, veçanërisht gjatë sezonit veror”- Për shkak të pritjeve, Ambasada e Kosovës në Kroaci kishte njoftuar se një pjesë e stafit të saj u ka shpërndarë ujë dhe pako ushqimore bashkatdhetarëve tanë që nga vende të ndryshme të Europës janë nisur për në vendlindje, por që për shkak të vonesave si pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System) u ka rënë të presin për orë të tëra në pikën kufitare kroate Bajakovo, në kufi me Serbinë.
Pikat kufitare Kroaci-Serbi janë disa nga rrugët kryesore që përdoren nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet e perëndimit për të udhëtuar drejt Kosovës gjatë sezonit veror.
