Liderët e shtetit shprehin ngushëllime për tri viktimat e aksidentit

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tri viktimave, që si pasojë e një aksidenti humbën jetën derisa po ktheheshin në Kosovë nga aeroporti i Shkupit. “Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre.”- ka shkruar Kurti.

Ngushëllime e pikëllim ka shprehur edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu. Ajo ka shkruar se udhëtimi i viktimave drejt shtëpisë që u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, lë pas dhimbje për familjet dhe ata që i njohin.

“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës.”- shkroi mes tjerash Haxhiu. Edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qehaja ka shkruar se nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt me autoritetet në Maqedoninë e Veriut, Policinë e Kosovës dhe familjarët e viktimave, për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë trajtimit të rastit.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmë në aksidentin e ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”- ka shkruar Qehaja.

Ambasadori kosovar ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave nga autoritetet, trupat e pajetë pritet që të transportohen për në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rreth orës të së hënës () gjetjen e tre personave të vdekur në një veturë.

Sipas MPB-së maqedonase, më , në ora , në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhet një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane. “Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, të cilët kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur (një mashkull dhe dy femra).

Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore” – thuhet në njoftim. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme më herët, në ora , në Stacionin Policor Bit Pazar, një shtetas i Kosovës kishte raportuar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta kishte qenë më , rreth orës , kur ata ndodheshin në Aeroportin e Shkupit.

Familjarët e viktimave më kishin njoftuar për familjarët e tyre që derisa ishin duke u kthyer në Kosovë humbën kontaktin me ta dhe nuk dinin për vendndodhjen e tyre.

Burimi: Kallxo