Lamine Yamal është shpallur i gatshëm për të luajtur në finalen e sotme të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Ylli i Barcelonës pësoi një goditje të fortë në gjysmëfinalen ndaj Francës, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike pasi mungoi në stërvitjen e fundit para finales.
Edhe mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Pedro Porro, mungoi në atë seancë stërvitore, por ai gjithashtu është titullar. Yamal e ka pasur ngarkesën e stërvitjeve të menaxhuar me kujdes pas një sezoni të vështirë, të shkurtuar nga një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës, gjatë të cilit iu nënshtrua edhe një operacioni për një problem të përsëritur në ijë.
Gjithashtu, pas dueleve me mbrojtësit e majtë të Francës, Lucas Digne dhe Theo Hernandez, në Dallas, ai raportohej se kishte ndier “dhimbje dhe shqetësime fizike”. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, bëri të ditur se Pedro Porro kishte vetëm “ngurtësim muskulor”, por nuk besohej se kjo do ta pengonte të luante në finale ndaj Argjentinës.
Përveç këtyre shqetësimeve, kampionia në fuqi e Evropës nuk ka probleme të tjera me dëmtimet, teksa synon të rrëzojë nga froni Argjentinën dhe të fitojë Kupën e dytë të Botës në histori, të parën që nga triumfi në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Për këtë arsye, ishte e vështirë të mendohej se Luis de la Fuente do të bënte ndryshime në ekipin që eliminoi me autoritet Francën në gjysmëfinale, pasi ai kishte përdorur të njëjtin formacion edhe në çerekfinalen ndaj Belgjikës. Fabian Ruiz ka fituar sërish besimin e trajnerit për të luajtur në mesfushë përkrah Rodrit, duke lënë edhe një herë në stol Pedrin.
Unai Simon vazhdon të jetë zgjedhja e parë në portë, përpara David Rayas dhe Joan Garcias, ndërsa në qendër të mbrojtjes luajnë Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte, me Pedro Porron dhe Marc Cucurellan në krahë.
Në mesfushë, Rodri dhe Fabian Ruiz do të jenë përgjegjës për ekuilibrin e skuadrës, ndërsa në repartin ofensiv Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Alex Baena do të mbështesin sulmuesin e vetëm, Mikel Oyarzabal. Baena ka arritur ta ruajë vendin në krahun e majtë, pavarësisht rikthimit në formë të Nico Williams, i cili pas dëmtimit është aktivizuar vetëm si zëvendësues.
Pedri, Nico Williams, Mikel Merino dhe Ferran Torres janë ndër alternativat cilësore që Luis de la Fuente ka në stol, në rast se vendos të bëjë ndryshime gjatë ndeshjes. Tek Argjentina, Rodrigo de Paul rikthehet në formacionin startues, me Giulaiano Simeones që mbetet në bankën rezervë. Messi do të jetë në maje të sulmit me Alvarezin.
Mbrojtja është e njëjtë nga ndeshja gjysmëfinale ndaj Anglisë. Formacioni i Spanjës (4-2-3-1): Unai Simon; Pedro Porro, Pau Cubarsi, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Lamine Yamal, Dani Olmo, Alex Baena; Mikel Oyarzabal.
Formacioni i Argjentinës (4-3-1-2): Emiliano Martinez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico; Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Alexis Mac Allister; Enzo Fernandez; Lionel Messi, Julian Alvarez.
