Kanosi me vdekje katër policë në Pejë, arrestohet i dyshuari

0%

Një person në Pejë është arrestuar, më , pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë. Sipas njoftimit të Policisë të datës , bëhet e ditur se policët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Pas arrestimit dhe dërgimit të të dyshuarit në stacion policor njoftohet se i dyshuari brenda në zyrë e ka dëmtuar një kompjuter.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit nga prokurori dhe me vendimin e tij, ai është dërguar në mbajtje. Po ashtu me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Burimi: Kallxo