Nënsekretari i OKB-së për Operacionet e Paqes në vizitë dyditore në Kosovë

0%

Nënsekretari i përgjithshëm për Operacionet e Paqes në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix, nis sot më një vizitë dyditore në Kosovë. Në njoftimin e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), thuhet se Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë si dhe me partnerë të shoqërisë civile.

Po ashtu, njoftohet se Lacroix do të vizitojë projekte të mbështetura nga OKB-ja. “Bisedat do të fokusohen në Ruajtjen e Paqes nga Kombet e Bashkuara, angazhimet shumëpalëshe, dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë si pjesë e vizitës rajonale”- ka njoftuar UNMIK-u.

Deri në momentet e publikimit të këtij artikulli, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se nëse Lacroix do të pritet nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, apo nga ndonjë ministër në detyrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas luftës në Kosovë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244 më , duke autorizuar krijimin e UNMIK-ut. ​Rezoluta në fjalë, shënoi fundin e luftës në Kosovë dhe fillimin e periudhës së administratës ndërkombëtare.

Që UNMIK-u si administrues i përkohshëm duhet të largohej nga Kosova ishte kërkuar qysh në vitin 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik. Një gjë e tillë u ritkthye përsëri nën llupë si kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mbajtur në vitet e fundit, përfshi edhe këtë të sivjetmin.

UNMIK-u financohet përmes një llogarie të veçantë të miratuar në baza vjetore nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Sipas raporteve zyrtare, buxheti i miratuar për periudhën nga 1 korriku 2025 deri , arrin në 46,045,300 dollarë [40,556,700.24 euro].

Buxheti në fjalë është përcaktuar për dislokimin e 8 vëzhguesve ushtarakë dhe oficerë të stafit, 10 oficerë policie të Kombeve të Bashkuara, 113 staf ndërkombëtar, 33 oficerë kombëtarë profesionistë, 186 staf kombëtar të Shërbimit të Përgjithshëm dhe 24 Kombet e Bashkuara dhe për vullnetarët.

Gjatë kësaj periudhe, me këtë buxhet UNMIK-u e ka për detyrë të vazhdojë të fokusohet në arritjen e objektivit të tij strategjik duke monitoruar, raportuar dhe mbështetur progresi drejt normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Veç këtyre, ata kanë për detyrë promovimin e ndërtimit të besimit ndërkomunitar; duke ofruar mbështetje në fushat e të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit; përmbushjen e roleve të tij koordinuese dhe lehtësuese; dhe avancimi i agjendave të paqes dhe sigurisë në lidhje me gratë dhe të rinjtë.

UNMIK-u ishte vendosur në Kosovë në mënyrë që të sigurohet një administratë e përkohshme për Kosovën nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi të konsiderueshme. Detyra e saj ishte autoriteti mbi territorin dhe popullin e Kosovës, duke përfshirë të gjitha pushtetet legjislative dhe ekzekutive dhe administratën e gjyqësorit.

Objektivat kryesore të misionit përfshinin kryerjen e funksioneve themelore administrative civile, promovimin e autonomisë dhe vetëqeverisjes, ruajtjen e rendit dhe ligjit, lehtësimin i një procesi politik për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës dhe shumë funksione tjera substanciale për qeverisjen e vendit. Aktualisht UNMIK-u udhëhiqet nga Peter N. Due.

Burimi: Kallxo