Rekord për Spanjën

0%

Mikel Ojarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes së sotme në Kupën e Botës mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi ka qenë në një formë të shkëlqyer për Spanjën para këtyre ndeshjeve duke shënuar me rregullsi me fanellën e saj dhe përsëriti veten në sfidën e sotme.

Fillimisht ai dha asistin për golin e avantazhit të Jamal e më pas çoi vetë dy herë topin në rrjetë pa mbaruar minuta e 24-t e duelit. Kështu, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Kupës së Botës që regjistronte një asist dhe dy gola në 24 minutat e parë të një ndeshje në këtë turne.

Njëkohësisht, ai ndihmoi që Spanja të arrinte shifrat 3-0 në minutën e 24-të siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e saj në Botërorë, duke vendosur një rekord të ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot