​Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

0%

Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 22-të ku qytetarët janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij investimi.

Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke shqiptuar parulla kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora.

Sipas raportimeve të gazetares së RTSH-së, një pjesë e protestuesve ka qëndruar gjatë natës pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa numri i tyre ka qenë i kufizuar. Policia u ka kërkuar të largohen nga rruga për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që protestuesit janë rigrupuar sërish në Sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ka vijuar gjatë të gjithë ditës nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh të cilët nga protesta e rëndësishme vendosën që ta gdhijnë ditën përpara godinës së kryeministrisë dhe të qëndrojnë gjatë të gjithë kohës aty. Numri i tyre ka qenë relativisht i vogël por kjo ka bërë që policia ti kërkoj që të largohen nga rruga pasi pengohej qarkullimi i automjeteve.

Aktualisht protestuesit janë duke u grumbulluar në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijon marshimi drejt kryeministrisë”, u shpreh gazetarja. Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në shesh, lëvizja qytetare tashmë është strukturuar rreth pesë pikave të panegociueshme drejtuar autoriteteve: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Krijimi i një Qeverie Teknike.

Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike. Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.

Burimi: Telegrafi