E reja denoncon 29-vjeçarin në Fushë Kosovë: “Po më ndjek, më vjen

0%

Një rast i ngacmimit është denoncuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë e re ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke pretenduar se një 29-vjeçar po e ndiqte dhe po i shkonte vazhdimisht në vendin e punës, pa dëshirën e saj, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i denoncuar është E. I. 29 vjeçar, ndërsa rastin në Polici e ka paraqitur V.Sh. 22 vjeçar.

Gjithçka nisi më 9 gusht, kur e reja deklaroi se Ibrahimi po e ndiqte dhe po paraqitej te vendi ku ajo punonte, ndonëse ajo nuk dëshironte kontakt me të. Rasti fillimisht u evidentua me shënim zyrtar, derisa Policia të siguronte edhe deklaratën e të dyshuarit. Sinjali mëson se tre ditë më vonë, më 12 gusht, Ibrahimi është intervistuar nga hetuesit.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, 29-vjeçari ka pranuar se kishte shkuar për ta parë Vjosën, duke deklaruar se mes tyre kishte pasur kontakte më herët. Siç mëson Sinjali, pas deklaratës së tij, Policia ka kontaktuar sërish Prokurorin kujdestar dhe këtë herë çështja ka kaluar në rast penal për “Ngacmim”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit, Ibrahimi është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com