Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të

0%

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se vendit i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga mundësitë që sjell momentumi i ri i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Plani i Rritjes dhe programet e asistencës IPA.

Deklarata është bërë pas takimit të Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, me Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti. Palatova e ka mirëpritur Superti në Prishtinë para takimeve të saj me përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile.

“Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka kënaqësinë të mirëpresë Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në Prishtinë këtë mbrëmje, përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot