Ekskluzive | Kërcënohet një zyrtar policor në Pejë, mesazhi në

0%

Një zyrtar policor në Pejë (emër i njohur për Sinjalin) është bërë cak i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale, rast i cili tashmë po hetohet nga organet kompetente, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zyrtari policor ka paraqitur ankesë në Polici, duke raportuar se kishte pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në një prej llogarive të tij në rrjetet sociale.

Pas pranimit të denoncimit, rasti është shqyrtuar nga Prokurori kompetent, i cili ka vlerësuar se mesazhi përmban elemente të veprës penale të “Kanosjes” dhe ka urdhëruar inicimin e rastit. Aktualisht, autori i mesazhit nuk është identifikuar, ndërsa hetuesit janë duke ndërmarrë veprime për lokalizimin e personit që qëndron pas kërcënimit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com