“Protestën e ushqejnë shumë rrëke e lumenj të vegjël”, Curri: Po na

0%

Mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ u diskutua për protestën që mbahet tashmë prej një muaji para Kryeministrisë. Analisti Arjan Curri tha se protesta ushqehet nga shumë rrëke e lumenj të vegjël me interesa të ndryshme. Sipas tij e gjitha ajo që po ndodh rreth projektit të është luftë për para.

Nga ana tjetër ai tha se nuk mund të kërkohs zhvillim dhe më pas të mos duash projektet, ‘Po na vjen leku dhe ne po themi nuk e duam’, u shpreh analisti. “Ka njerëz që e duan rendin natyror plotësisht. Është luftë për lekun. Në Amerikë familjet presidenciale bëjnë biznes me kompani të mëdha. Siç e bëri Hunter Biden tani po e bën familja Trump.

Atë protestë e ushqejnë shumë rrëke dhe lumenj të vegjël. Ka një legjendë, që Ivanka mund të jetë kandidate pas Trumpit dhe tani demokratët amerikanë janë angazhuar. E njëjta gjë ndodh dhe këtu, fshatari x thotë pse t’i marrë lekët fshatari ypsilon. Partia x thotë pse ta bëjë partia ypsilon. Oligarku x thotë pse ta bëjë oligarku ypsilon, pra është luftë për para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është e gjitha si në makro si në mikro një luftë interesi. Pse të shkojë turisti të lahet te flamingot dhe mos të lahet te resorti x. E vetmja gjë që mund të arrijnë shqiptarët aty në protestë, është që ta shtyjnë atë projekt, se që do të bëhet do të bëhet, maksimumi mund të ndërrojnë duart e atij që do ta bëjnë. Ne po na vjen leku dhe themi ne s’i duam lekët” , u shpreh Curri.

Burimi: Bota Sot