Ylber Ramadani transferohet te klubi i Superligës së Turqisë

0%

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është larguar nga Lecce dhe ka nisur një aventurë të re në futbollin turk, pasi nënshkroi kontratë me klubin ARCA Çorum FK. Ylber Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë, pasi është transferuar zyrtarisht te ARCA Çorum FK.

Klubi turk e ka konfirmuar marrëveshjen përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, duke bërë të ditur se ka arritur akordin me US Lecce për transferimin përfundimtar të mesfushorit shqiptar.

Ylber Ramadani, “motori” shqiptar që pushtoi Serie A: Askush nuk vrapoi më shumë se ai në Itali këtë sezon “Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me US Lecce në lidhje me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ylber Ramadani dhe është nënshkruar një kontratë 2+1-vjeçare me lojtarin”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me besimin se ai do të ketë një karrierë të suksesshme nën fanellën e ARCA Çorum FK, e mirëpresim Ylber Ramadanin dhe i urojmë suksese të shkëlqyera në udhëtimin e tij të ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për Ramadanin, ky është një kapitull i ri në karrierën e tij, pasi pas eksperiencës në futbollin italian me Leccen, tashmë do të kërkojë të japë kontributin e tij në elitën e futbollit turk, ku pritet të jetë një nga shtyllat e mesfushës së skuadrës së re. Transferimi i mesfushorit ferizajas thuhet se i ka kushtuar 1 milion euro klubit turk.

Burimi: Telegrafi