Dy raste të dhunës në familje në Pejë janë raportuar më . Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është raportuar rreth orës , ku është arrestuar një burrë, i dyshuar se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
Ajo, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore për mbrojtje, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës . Sipas ankuesit, ai është sulmuar fizikisht nga njerka e tij pas një mosmarrëveshjeje. Edhe në këtë rast, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Policia ka bërë të ditur se lidhur me të dy rastet janë iniciuar procedurat për veprën penale “Dhunë në familje”.
