Mbështetje për HANDIKOS, Down Syndrome Kosova dhe organizata të

0%

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka nënshkruar disa propozim-vendime që do të procedohen për shqyrtim në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të cilat parashohin mbështetje financiare për organizata dhe kategori të ndryshme të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se propozimet përfshijnë financimin e shërbimeve sociale, rehabilituese dhe mbështetëse për persona me aftësi të kufizuara, fëmijë, viktima të dhunës dhe organizata të ndryshme që veprojnë në Mitrovicë. “Disa nga propozim-vendimet që nënshkrova sot si kryetar i Komunës për seancën e radhës”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, propozimet përfshijnë mbështetje financiare për ofrimin e shërbimeve të logopedisë për fëmijët përfitues të OJQ-së “Down Syndrome Kosova”, për shërbime sociale dhe rehabilituese për OJQ-në “HANDIKOS”, si dhe për OJQ-në “Zëri i Prindërve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se është propozuar mbështetje për mbulimin e qirasë së “Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve ‘Raba Voca’”, financim për çdo viktimë të dhunës gjatë vitit 2026, si dhe mbështetje për Shoqatën e të Shurdhërve, Shoqatën “Minatori ’89” dhe Shoqatën e të Verbërve.

Peci njoftoi gjithashtu se, krahas mbështetjes financiare, Komuna do të investojë edhe në infrastrukturë për mbrojtjen e viktimave të dhunës. “Përveç mbështetjes financiare, do të ofrojmë edhe mbështetje infrastrukturore përmes strehimores së re për viktimat e dhunës, objekt me kushte moderne, i cili është në përfundim”, ka deklaruar kryetari i Mitrovicës.

Burimi: Telegrafi