‘Grenlanda nuk është në shitje’ kryeministrja daneze ia rikujton

0%

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen tha se Grenlanda “nuk është në shitje” pas komenteve të përsëritura nga Donald Trump që sugjeronin se territori i Arktikut duhet të kontrollohet nga Uashingtoni dhe jo nga Kopenhaga.

Duke folur me gazetarët përpara samitit të NATO-s në Turqi, Frederiksen tha se besonte që qëndrimi i SHBA-së ishte bërë gjithnjë e më i qartë, transmeton Telegrafi. “E dëgjova presidentin e SHBA-së dje dhe mendoj se qëndrimi i SHBA-së është për fat të keq shumë i qartë për këtë temë.

Pozicioni ynë është po aq i qartë sa ka qenë gjatë gjithë kohës: Grenlanda, sigurisht, nuk është në shitje”, tha ajo. Vërejtjet nënvizojnë mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara mbi të ardhmen e Grenlandës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Frederiksen tha se Danimarka dhe Grenlanda presin që aleatët e tyre të respektojnë të ardhmen e ishullit, duke shtuar: “Shpresojmë që të gjithë, përfshirë të gjithë aleatët, do të respektojnë të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje”.

Ajo gjithashtu theksoi sovranitetin e Danimarkës, duke thënë: “Ne jemi shtete sovrane dhe kemi nevojë që të gjithë të respektojnë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë”.

Frederiksen shtoi se Danimarka ishte “e gatshme të mbronte çdo centimetër të NATO-s, përfshirë territorin tonë” dhe priste që anëtarët e tjerë të aleancës të respektonin angazhimet e tyre të mbrojtjes kolektive.

Mosmarrëveshja u intensifikua në mars kur JD Vance vizitoi bazën hapësinore Pituffik të ushtrisë amerikane në Grenlandë, pasi planet për një udhëtim më të gjerë u zvogëluan pas kritikave nga udhëheqësit e Grenlandës.

Gjatë vizitës, Vance akuzoi Danimarkën për investime të pamjaftueshme në sigurinë e Grenlandës, ndërsa argumentoi se territori i Arktikut ishte strategjikisht i rëndësishëm për shkak të aktivitetit në rritje rus dhe kinez në rajon.

Trump ka thënë vazhdimisht se SHBA-të duhet të kontrollojnë Groenlandën, duke përmendur shqetësime kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë, por si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë vazhdimisht çdo sugjerim se ishulli mund t’i transferohet Uashingtonit.

Burimi: Telegrafi