“Ura e tretë mbi Ibër” –Basha: Me Kurtin nuk flitet më për ndarjen e Kosovës

0%

Ministri në detyrë i Infrastruktures Transportit, Dimal Basha, ka folur lidhur me ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha tha se ura po realizohet me synimin për të afruar edhe më shumë veriun dhe jugun e vendit. “Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun”, ka shkruar ai.

Postim i plotë: Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun. Me Kryeministrin Kurti debati nuk është më nëse po ndahet Kosova, por sa shumë po e afrojmë atë. Vazhdojmë me punë te mira!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot