Pjesëtarë të KFOR-it `masin` forcat në shumë disiplina

0%

E diela ka qenë aktive për një numër të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.11 ekipe nga 9 vende të ndryshme që kontribuojnë në misionin e NATO-s kanë marrë pjesë në “Wolverine Challenge” që është mbajtur në kampin e Novosellës.

Sipas një njoftimi të këtij misioni, kjo ka qenë një garë e vështirë që teston qëndrueshmërinë dhe forcën.Në këtë garë përfshihen vrapimi, ngritja e peshave, ushtrimet me peshën e trupit dhe shtytje e tërheqje të automjeteve ushtarake. KFOR-i ka njoftuar se Lituania e ka zënë vendin e parë, e pasuar nga Sllovakia dhe Letonia.

Sipas njoftimit, aktivitete trajnimi të tilla ndihmojnë në forcimin e ndërveprimit, nxisin kohezionin midis personelit shumëkombësh dhe rrisin gatishmërinë operacionale të nevojshme për të mbështetur misionin e KFOR-it dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot