Veteranët e FC Kosovës Dusseldorf morën pjesë në turneun tradicional “Nadir Haxhimusa” dhe “Hamdi Gashi”, i organizuar nga klubi Kosova e Dusseldorfit nën drejtimin e presidentit Bujar Neziri. Përveç veteranëve të klubit, të pranishëm ishin edhe shumë emra të njohur të futbollit, që i përkasin gjeneratës së viteve 80-ta.
Ata u ribashkuan në këtë aktivitet sportiv dhe realizuan edhe një fotografi të përbashkët, duke rikujtuar kohët e lavdishme të futbollit. Pjesëmarrja e këtyre figurave i dha jehonë të veçantë turneut, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, me respekt për traditën dhe kontributin e brezave që lanë gjurmë në futboll.
Ulur: Bujar Neziri Faton Sojeva, Pashtrik Haxhimusa, Shaban Maloku, Fatmiri Ademi, Xhevat Gashi. Në këmbë: Ekrem Berisha, Driton Haxhimusa, Naim Ferati, Sahit Ilazi, Besim Papazi dhe Bim Gash.