Ylli italian i filmave për të rritur surprizon në Botëror, ja cila është kombëtarja që mbështet në Kupën e Botës

0%

Modelja dhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Raissa Bellini, ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Botës 2026, pasi është shfaqur në tribunat e stadiumit duke mbështetur kombëtaren e Shteteve të Bashkuara. Bellini u pa e veshur me një reçipetë me ngjyrat dhe flamurin amerikan, ndërsa festonte së bashku me tifozët në shkallët e stadiumit.

Ajo publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ku shkroi: “Po e nisim fuqishëm”, duke treguar mbështetjen e saj për ekipin amerikan. Modelja italiane kishte hedhur mbi supe edhe një shall të Kupës së Botës, ndërsa pamja e saj nuk kaloi pa u komentuar nga tifozët në rrjetet sociale.

Raissa Bellini Italia mungon edhe në këtë edicion të Botërorit, pasi nuk arriti të kualifikohet për të tretën herë radhazi. Për këtë arsye, Bellini ka zgjedhur të bëhet tifoze e përfaqësueses së SHBA-së, e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochettino.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraqitja e saj në stadium dhe postimet në rrjetet sociale kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar si zgjedhjen e saj për të mbështetur SHBA-në, ashtu edhe paraqitjen që bëri gjatë ndeshjes.

Burimi: Bota Sot