Vendosja e laurës në rrugën për në Prevallë, reagon Pacolli

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar në lidhje me vendosjen e një laure në rrugën për në Prevallë. Ajo ka bërë të ditur se çdo vendim lidhur me vendosjen apo jo të laurës në këtë rrugë do të merret vetëm pas konsultimeve me banorët dhe palët e interesit.

Ajo ka njoftuar banorët se sot, më , nuk mund të takohet me ta pasi është jashtë vendit në vizitë zyrtare. Ministrja ka thënë se nuk ka nevojë të protestohet për këtë gjë. “Për këtë arsye, nuk ka nevojë për protestë. Sot nuk kam mundësi të jem me ju, pasi ndodhem në Arabinë Saudite, ku po përfaqësoj Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Ujit”- ka shkruar Pacolli.

Reagimi i Pacollit erdhi pas shqetësimeve të shprehura nga banorët lidhur me vendosjen e një laure në hyrje të rrugës për në Prevallë. Prevalla njihet si fshat turistik dhe është pjesë e parkut nacional “Sharri”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo