Tre tifozë futen në fushë gjatë ndeshjes Belgjikë – Senegal,

0%

Kupa e Botës 2026 vazhdon të dhurojë ngjarje të papritura, por këtë herë jo vetëm për atë që ndodhi me topin në fushë. Gjatë ndeshjes së fazës së 1/16-ës mes Belgjikës dhe Senegalit, tre tifozë hynë në fushën e lojës, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të rojeve të sigurisë.

Në minutën e 31-të, transmetimi televiziv kapi për pak çaste njërin prej tyre, i cili arriti të përshkonte një pjesë të mirë të fushës. Menjëherë më pas, regjisorët e transmetimit ndryshuan pamjet, duke fokusuar lojtarët dhe trajnerin e Belgjikës, Rudi Garcia, derisa situata u vu nën kontroll dhe ndeshja rifilloi.

Three pitch invaders in the 31st minute at Seattle Stadium during Belgium vs Senegal. #FIFAWorldCup #Belgium #Senegal pic.twitter.com/g6U12LrtVD — Circling Seattle Sports (@CirclingSports) July 1, 2026 Megjithatë, videot që janë bërë virale në rrjetet sociale tregojnë se në të vërtetë ishin tre persona që hynë në fushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy prej tyre u neutralizuan pothuajse menjëherë nga stafi i sigurisë, ndërsa i treti arriti të shmangte për disa çaste rojet dhe madje kaloi mes futbollistëve përpara se të ndalej. Për ta neutralizuar atë u desh një ndjekje më e gjatë, derisa rojet e sigurisë e kapën dhe e shoqëruan jashtë stadiumit.

Sipas rregulloreve në fuqi, personat që hyjnë në fushë pa autorizim rrezikojnë ndëshkime të ashpra, përfshirë ndalimin e pjesëmarrjes në ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës 2026.

Burimi: Telegrafi