Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të zhvilluar në një shtëpi në fshatin Vitak të Skenderajt. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më të mërkurën, më . Gjatë bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit AK-47, një karikator dhe një fishek.
“Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin policor.
Burimi:
Kallxo
