I nxehti ekstrem: Portugalia nën alarm të kuq deri të dielën

0%

Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) ka vendosur 12 nga 18 distriktet e Portugalisë kontinentale nën alarm të kuq (niveli më i lartë i shkallëzimit, i cili sinjalizon “situatë ekstreme rreziku nga moti”), nga e enjtja dhe të paktën deri të shtunën, për shkak të të nxehtit të parashikuar me “vazhdimësinë e temperaturave jashtëzakonisht të larta, si maksimale gjatë ditës ashtu edhe minimale gjatë natës”, ka raportuar të enjten () Euronews .

Alarmi i kuq për të nxehtin do të zgjerohet nga kjo e enjte në distriktet Beja, Evora, Portalegre dhe Santarem, si dhe Lisbonë dhe Setubal, dhe të premten do të zgjerohet në Aveiro, Braga, Porto dhe Viana do Castelo, së bashku me Coimbran dhe Leirian.

Gjashtë distriktet e mbetura kontinentale – Bragança, Castelo Branco, Faro, Guarda, Vila Real dhe Viseu – do të jenë nën alarm portokalli (niveli i dytë më i lartë i shkallëzuar, duke sinjalizuar “situatë moti me rrezik të moderuar deri të lartë”) ndërmjet të enjtes dhe të shtunës, sipas IPMA-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Parashikimet e mëparshme të motit, të publikuara të mërkurën, kishin vetëm rrethet e Lisbonës dhe Setubalit nën alarm të kuq për nxehtësinë nga e enjtja, duke u shtrirë të premten në Coimbra dhe Leiria.

Në një deklaratë, IPMA thotë se pritet një “periudhë e zgjatur moti shumë i nxehtë dhe i thatë”, me temperatura maksimale që arrijnë midis 35 dhe 41 shkallë Celsius në pjesën më të madhe të vendit dhe midis 41 dhe 44 shkallë Celsius në luginën e Tagusit dhe Alentejo.

“Temperaturat minimale do të mbeten mbi 20 shkallë Celsius në pjesën më të madhe të kontinentit dhe do të ketë zona ku temperaturat nuk pritet të bien nën 24 deri në 28 shkallë Celsius për disa net, përfshirë Lisbonën e Madhe”- shton instituti meteorologjik portugez. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo