Prishtinë, sulmohet me thikë një shtetase e huaj

0%

Një grua (shtetase e huaj) ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i panjohur e ka sulmuar me thikë dhe i ka grabitur para të gatshme dhe një telefon. Rasti ka ndodhur më në Prishtinë. Siç njofton Policia, si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ky rast në Policinë e Kosovës është iniciuar si “Grabitje”.

Lidhur me këtë, organet e rendit sqaruan se rasti është nën hetime. “Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur e ka sulmuar me thikë viktimën femër shtetase të huaj dhe nga e njëjta dyshohet se ka grabitur para të gatshme dhe një telefon. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti nën hetime.” – thuhet në njoftimin e Policisë më .

Ndërkaq, dje, më janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer një grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë më . Sipas Policisë, të arrestuar janë N.K., 26 vjeç, dhe A.K., 26 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar sendet dhe paratë që dyshohet se u janë grabitur tre shtetasve të huaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, Policia bëri të ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Kallxo