Ekskluzive | I burgosuri shkon në shtëpi për vikend dhe nuk kthehet

0%

Gazeta Sinjali ka mësuar se një i burgosur, i dënuar për vrasje me burgim afatgjatë, i cili ishte liruar këtë fundjavë, nuk është kthyer më në institucionin korrektues. Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për Veprim Nikqin i cili ishte në Burgun e Dubravës.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se është në dijeni për rastin dhe se ndaj të njëjtit është lëshuar letërreshtim nga organet kompetente, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.

“ Nё kёtё rast kёrkojmё nga tё gjithё qytetarёt qё kush ka ndonjё informacion pёr vendndodhjen e tij tё na infomoj nё numrat e telefonit apo E-mail adresen: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected] “, thuhet në konfirmimin e Policisë së Pejës dhënë për Sinjalin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com