Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, tha se bashkëpunim me BDI-në nuk do të ketë derisa ende me parti udhëheq Ali Ahmeti. “Me BDI-në, derisa atë e udhëheq Ali Ahmeti, nuk jam i gatshëm në asnjë mënyrë të komunikoj”, tha Thaçi. Ai ka hedhur poshtë mundësinë për një bashkim të mundshëm në formë të bashkëpunimi me bllokun opozitar.
Krahas me bllokun opozitar, Thaçi ka hedhur poshtë edhe mundësinë e një bashkëpunimi me edhe me koalicionin në pushtet. Thaçi komentoi edhe protestën e paralajmëruar nga BDI për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe sheshit të Tetovës. “Një vendim i paturpësisë së Ali Ahmetit, sepse ata po protestojnë kundër vetvetes.
Ka në Këçovë emra jugosllav nëpër rrugë, le të shkojnë dhe le t’i ndërrojnë atje nëse munden. Tani është koha që këto kërçovarët t’i bajnë plaçkat dhe të ikin nga Tetova”, deklaroi Thaçi.
