Gjermani: Një burrë mban peng një grua për 11 orë në supermarket

0%

Një situatë pengmarrjeje në një supermarket “Rewe”, në lagjen Marienfelde të Berlinit, ka përfunduar të shtunën në mëngjes, pas disa orësh tensioni. Sipas mediave lokale, një burrë kishte mbajtur peng një grua që nga mbrëmja e së premtes, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur. “I dyshuari është neutralizuar dhe pengu është liruar”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Florian Nath.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët e njësive speciale ndërhynë rreth orës , duke neutralizuar të dyshuarin dhe liruar gruan. Gjatë operacionit raportohet se është përdorur edhe një pajisje “Taser”. Personi që mbante peng gruan pësoi lëndime të lehta gjatë arrestimit. Ndërkohë, gruaja ishte në gjendje shoku dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i policisë tha se në atë moment nuk mund të jepte detaje të mëtejshme për gjendjen e saj. “Për fat të mirë, askush këtu nuk u lëndua rëndë. Me sa dimë deri më tani, nuk ka lëndime serioze për të raportuar”, deklaroi Nath. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com