Skuadra italiane Udinese ka bërë ofertë zyrtare në vlerën e 1 milion eurove për mbrojtësin Mërgim Vojvoda. Vojvoda zhvilloi një edicion fantastik me Comon, ku pavarësisht që nuk ishte gjithnjë titullar arriti ta ndihmojë skuadrën e Cesc Fabregas për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Kësisoj, falë paraqitjeve pozitive ai ka fituar vëmendjen e disa klubeve.
Megjithatë, Udinese ka ndërmarrë hapat e parë për të bërë ofertë zyrtare. Në bazë të raportimeve të gazetarit italian Gianluca di Marzio, Udinese i ka ofruar 1 milion euro Comos, por kjo ofertë është vlerësuar si e pamjaftueshme. Në anën tjetër, Vojvoda ka në tavolinë një kontratë trevjeçare, ku do të përfitonte 1.1 milionë euro neto për sezon.
“Udinese e dëshiron Mërgim Vojvodën dhe ka dërguar ofertë zyrtare prej 1 milion eurove për lojtarin”. I dettagli 👇 — Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 11, 2026 “Como aktualisht e konsideron këtë ofertë si shumë të ulët. Për lojtarin, propozimi është kontratë trevjeçare në vlerën e 1.1 milionë eurove për sezon”, shkroi ai.
Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Vojvoda do ta pranojë një transferim të tillë, ngase edhe mund ta plotësojë ëndrrën për të luajtur në Ligën e Kampionëve./ Telegrafi
