Përmbyset një skaf me turistë në Vietnam, 15 të vdekur

0%

15 persona kanë vdekur pasi një skaf që transportonte turistë indianë u përmbys pranë një ishulli në jug të Vietnamit, sipas raportimeve të mediave lokale. Autoritetet lokale thanë se në skaf ndodheshin 32 shtetas indianë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Mjeti lundrues u përmbys të shtunën, më , rreth 400 metra larg ishullit Hon May Rut Ngoai, në kushte të trazuara detare.

Disa mjete turistike që operonin në atë zonë shkuan menjëherë në ndihmë, duke gjetur shumë pasagjerë të bllokuar brenda skafit, raportoi media vietnameze VnExpress. Më vonë u shpëtuan 21 persona. Hon May Rut Ngoai, një ishull i paprekur në arkipelagun An Thoi, në Gjirin e Tajlandës, tërheq shumë turistë nga e gjithë bota për ture me anije ndërmjet ishujve.

Hon May Rut Ngoai ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Phu Quocit, ishullit më të madh të Vietnamit. Nguyen Tien Hai, një zyrtar i lartë komunist në atë zonë, tha se autoritetet po punonin ende për të konfirmuar numrin e saktë të viktimave dhe të mbijetuarve. Ai citohet nga VnExpress të ketë thënë se skafi mund të jetë përmbysur për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prioriteti kryesor është shpëtimi, nxjerrja e të gjitha viktimave në breg dhe përqendrimi i të gjitha përpjekjeve në ofrimin e kujdesit emergjent për ata që janë ende gjallë”- tha Hai. Ambasada e Indisë në Vietnam e përshkroi incidentin si “tragjik”, duke publikuar listën e plotë të 32 shtetasve indianë që ndodheshin në skafin e përmbysur.

Ambasada vendosi gjithashtu në dispozicion linja telefonike për “të ofruar informacione dhe ndihmë për familjet e prekura”./ BBC

Burimi: Kallxo