Temperaturat ekstreme shkaktojnë mbi 5 mijë viktima në Gjermani

0%

Valët e të nxehtit kanë lënë pasoja të rënda në Gjermani, ku sipas Institutit Robert Koch për Shëndetin Publik (RKI), më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e temperaturave ekstreme.

Në raportin e fundit javor, RKI bën të ditur se rreth 5,120 vdekje lidhen me efektet e nxehtësisë, ndërsa numri më i madh i viktimave u regjistrua gjatë valës së të nxehtit që goditi vendin në fund të muajit qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa dërrmuese e viktimave, rreth 4,270 persona, ishin mbi moshën 75-vjeçare, duke konfirmuar se të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar nga temperaturat e larta. Raporti thekson gjithashtu se numri i grave që humbën jetën ishte më i lartë se ai i burrave, kryesisht për shkak se gratë përbëjnë një pjesë më të madhe të popullsisë në grupmoshat e avancuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta, duke paralajmëruar se valët e të nxehtit po paraqesin një kërcënim gjithnjë e më të madh për shëndetin publik, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com