Sot akademi përkujtimore për Prof. Ymer Berishën, një nga emrat që la

0%

Tetë dekada pas rënies së tij, Prof. Ymer Berisha vazhdon të nderohet si një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës kombëtare shqiptare. Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, sot në Klinë mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të rënies së atdhetarit, intelektualit dhe luftëtarit të njohur.

Akademia do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, duke filluar nga ora , me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, historianëve, studiuesve dhe personaliteteve që do të sjellin vlerësime mbi kontributin e Prof. Berishës në arsim, kulturë dhe lëvizjen kombëtare shqiptare.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të ruajë kujtesën historike dhe të nderojë trashëgiminë e një personaliteti që ia kushtoi jetën atdheut, duke lënë pas një vepër që vazhdon të zërë vend të rëndësishëm në historinë shqiptare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com