Skenderaj, ekspozoi armën në rrjetet sociale, intervistohen dy të

0%

Pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave Policia ka realizuar sot pasdite () një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj, ku është sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike. Sipas njoftimit të Policisë, veprimi policor është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë.

Në lidhje me rastin në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale – armëmbajtje pa leje.

Burimi: Kallxo