BE financon me 20 milionë euro paqen në Kaukazin Jugor

0%

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar në Baku një program prej 20 milionë eurosh për mbështetjen e paqes në Kaukazin Jugor, gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Sipas saj, fondet do të orientohen drejt projekteve në kujdesin shëndetësor, çminim, zhvillim rural dhe menaxhimin e ujërave, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat kufitare.

Von der Leyen ka bërë të ditur gjithashtu se Bashkimi Evropian planifikon të investojë deri në 200 milionë euro në sektorët e transportit, energjisë dhe lidhjes digjitale në rajon, duke synuar mobilizimin e deri në 2 miliardë euro investime publike dhe private. Ajo ka propozuar edhe krijimin e një Partneriteti të Lidhshmërisë BE–Azerbajxhan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, presidenti Ilham Aliyev ka deklaruar se marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe BE-së po kalojnë një periudhë dinamike, duke theksuar bashkëpunimin në energji, lidhshmëri dhe procesin e paqes me Armeninë. Ai ka vlerësuar mbështetjen e Komisionit Evropian për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Kaukazin Jugor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com