Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se të enjten do të propozojë Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione të reja ndaj kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë, pas sulmeve masive ajrore që forcat ruse kryen gjatë natës në Kiev, ku humbën jetën të paktën 13 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Kështu ka paralajmëruar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. “Sot do të propozoj vendosjen e sanksioneve ndaj më shumë subjekteve që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, si përgjigje ndaj këtyre sulmeve. Sa më shumë që Moska sulmon civilët, aq më shumë sanksione duhet të vendosen.
Ne do të vazhdojmë të rrisim koston derisa Rusia ta kuptojë se nuk mund ta fitojë këtë luftë”, ka shkruar Kallas në X, transmeton KosovaPress. Kallas theksoi se dënimet verbale nuk mjaftojnë për të ndalur sulmet ndaj Kievit. “Vetëm mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe rritja e presionit ndaj Moskës mund t’i ndalin këto sulme”, u shpreh ajo.
Sipas Euronews, sanksionet e reja nuk do të përfshihen në paketën e 21-të të masave ndëshkuese të BE-së, e cila është ende në diskutim dhe pritet të miratohet deri në mesin e korrikut. Në vend të kësaj, emrat e rinj do të shtohen gradualisht në listën e sanksioneve, sipas një metode të re që synon të përshpejtojë vendosjen e tyre pa pasur nevojë për miratimin e një pakete të plotë.
Masat e propozuara synojnë pesë subjekte dhe një individ të përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e komponentëve që rrisin kapacitetet e dronëve rusë, përfshirë dronët e tipit Shahed dhe Geran.
Lista e sanksioneve u është shpërndarë ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së të enjten, ndërsa diskutimi i radhës pritet të mbahet më 8 korrik, përpara mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 korrik.
