Raportohet për të shtëna në Podujevë

0%

Shpërndaje në: Është raportuar për të shtëna me armë në qendër të Podujevës pasditen e së enjtes. Sipas videove të transmetuara në rrjetet sociale nga mediat lokale, në sheshin e Podujevës shihen njerëz të shtrirë në tokë derisa Policia e ka rrethuar zonën. KOHA ka kontaktuar me Policinë për të mësuar detaje. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Burimi: Koha