Laurat në vendkalime në linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë, bëhet

0%

Ndërmarrja publike “Infrakos” ka thënë se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore. Sipas njoftimit të “Infrakosit” të datës , laurat automatike funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe janë vendosur me qëllim të rritjes së sigurisë si për trafikun hekurudhor, ashtu edhe për atë rrugor.

Ndërmarrja u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve, operatorëve të makinerive punuese dhe palëve të tjera që gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre të mos afrohen më pak se tre metra nga trupi i hekurudhës, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

Sipas Infrakos, respektimi i kësaj distance është i domosdoshëm për funksionimin e pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve hekurudhore dhe për garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Ndërmarrja ka bërë të ditur gjithashtu se çdo shkelje e brezit të sigurisë pranë infrastrukturës hekurudhore do të monitorohet përmes sistemit të kamerave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast të konstatimit të shkeljeve, Infrakos tha se do të ndërmerren veprime në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe raportimin e rasteve te organet kompetente.

“Infrakos Sh.A. njofton se çdo mosrespektim i brezit të sigurisë pranë infrastrukturës hekurudhore do të monitorohet përmes sistemit të kamerave dhe, në rast të konstatimit të shkeljeve, do të ndërmerren veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe raportimin e rasteve te organet kompetente”– thuhet në njoftim.

“Infrakos” thekson se siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët. “Me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit, kontribuojmë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt e të pandërprerë të trafikut hekurudhor”- përfundon njoftimi. Shënim: Më , në ora , artikullit i është ndërruar titulli.

Burimi: Kallxo