Legjenda Shearer i la pa fjalë për Granit Xhakën, deklaratë që nuk

0%

Oferta e Chelseat për Granit Xhakën ka shkaktuar reagime të forta në Angli dhe legjenda, Alan Shearer që e ka cilësuar atë si “turpëruese” dhe “qesharake”. Në një prononcim për ‘The Metro”, Shearer kujtoi se Sunderland e transferoi mesfushorin nga Bayer Leverkuseni verën e kaluar për 17 milionë funte dhe se Xhaka zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm.

“Xhaka nuk ishte vetëm një nga lojtarët më të mirë të Sunderlandit, por një nga më të mirët në të gjithë Premier League. Tani Chelsea mendon se mund të vijë me një ofertë më të vogël se gjysma e shumës që Sunderland pagoi për të dhe ta konsiderojë të pranueshme? Për mua kjo është e çuditshme” , deklaroi ai.

Ai shtoi se, edhe nëse Xhaka dëshiron të transferohet dhe agjenti i tij ka zhvilluar bisedime me Chelsean, oferta mbetet e papranueshme. “Është një ofertë turpëruese. Vetëm një vit më parë ai kushtoi 17 milionë funte dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Chelsea nuk do ta marrë për atë shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pse do ta shiste Sunderlandi një lojtar për më pak se gjysmën e vlerës së tij, kur ai sapo ka zhvilluar një sezon fantastik? Është absurd e”, u shpreh ai. Granit Xhaka ka kontratë me Sunderlandin deri në verën e vitit 2028, ndërsa klubi anglez nuk ndodhet nën presion për ta shitur mesfushorin.

Burimi: Bota Sot