Një nga zërat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, vjen këtë javë në një intervistë për Prive, ku rrëfen momente të veçanta nga jeta familjare dhe profesionale. Artistja ka folur për një nga periudhat më emocionuese për familjen e saj, martesën e vajzës Agnesës, duke treguar se si e përjetoi këtë kapitull të ri në rolin e nënës.
“Dasma e vajzës time Agnesës ishte një moment shumë i çmuar për familjen. Kishte shumë emocion, sepse vajza më e vogël, me të thënë të drejtën, e ka një emocion më të veçantë. Por aty roli im më shumë sesa si artiste ishte ai i nënës” , tha këngëtarja.
