Parashikimi i motit për nesër, priten reshje shiu

0%

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell gjatë ditës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona mund të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes nga ndryshimet e shpejta të motit, sidomos në zonat ku priten reshje dhe stuhi të shkurtra.

Burimi: Bota Sot