Williams flet për vështirësitë që ka pasur sezonin e fundit

0%

Pas një sezoni të fundit aspak të mirë për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe lëndimit në Botëror ndaj Uruguajit, Nico Williams u rikthye në fushë për Spanjën, ku u fut si zëvendësues në fitoren 2-1 ndaj Belgjikës. Në përfundim të ndeshjes, Nico Williams foli për vështirësitë që ka pasur sezonin e fundit dhe sigurisht për përballjen ndaj Francës në gjysmëfinale.

“Ka qenjë një vit dhe sezon i vështirë, por jeta kështu është. Falë Zotit, përndryshe nuk do të isha këtu. Jeta ndonjëherë na godet të gjithëve fort, dhe këtë herë ishte radha ime”, tha sulmuesi. “E kemi mposhtur dy herë Francën dhe duam ta bëjmë përsëri. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe shpresojmë të jemi në fitimtarët.

Për spektatorin neutral, do të jetë një ndeshje shumë e këndshme”, shtoi Nico Williams.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot