Rama jep pamje nga Velipoja: Plazhet publike mirëpresin çdo pushues

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet e Velipojës. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se plazhet publike mirëpresin çdo pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara. “Velipojë. Plazhet publike të menaxhuara nga Bashkia Shkodër po mirëpresin çdo pushues me ambiente të pastra, të organizuara dhe të aksesueshme për të gjithë”, thuhet në shkrimin e tij.

Burimi: Telegrafi