Mediat braziliane habiten, Lacombe: Haaland tregoi se çfarë është ky

0%

Eliminimi i Brazilit nga Kampionati Botëror pas humbjes 2:0 ndaj Norvegjisë në të tetën e finales ka shkaktuar reagime të ashpra në mediat braziliane, të cilat nuk kursyen kritikat për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Portali i njohur ‘UOL’ e përmblodhi ndeshjen me një fjali të shkurtër, por goditëse: “ Dy topa për Haalandin, dy gola të Haalandit dhe lamtumirë, Brazil”.

Sipas ‘UOL’, Brazili u eliminua që në fazën e 1/8 së finales, eliminimi më i hershëm në një Kampionat Botëror që nga viti 1990. Portali theksoi gjithashtu se kombëtarja braziliane po kalon periudhën më të gjatë në histori pa fituar titullin e botës, pasi trofeun e fundit e ngriti në vitin 2002.

Një nga reagimet më të forta erdhi nga kolumnistja e ‘UOL-it;, Milly Lacombe, e cila e titulloi komentin e saj: “Brazili: i vogël, frikacak, i dominuar dhe i pakëndshëm për t’u parë”. \Sipas saj, Erling Haaland i nxori në pah të gjitha dobësitë e Brazilit. “Haaland tregoi se çfarë është ky Brazil: një zbrazëti ekzistenciale,” shkroi Lacombe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund, ajo ironizoi edhe ëndrrën e brazilianëve për titullin e gjashtë botëror, të njohur si “hexa”. “Titulli i gjashtë ekziston vetëm në numrin e eliminimeve, ” shkroi ajo, duke aluduar se Brazili tashmë jeton më shumë me zhgënjimet sesa me fitoret në turnetë e mëdhenj. Edhe kolumnisti i UOL-it, Rodrigo Mattos, kritikoi ashpër trajnerin Carlo Ancelotti.

Në analizën e tij me titull “Ancelotti e ndërtoi ekipin në mënyrë italiane, pastaj e shkatërroi me zëvendësimet”, ai vlerësoi se Brazili në fillim ishte i organizuar dhe i disiplinuar në mbrojtje, por gjithçka ndryshoi pas ndërhyrjeve të trajnerit. Sipas Mattos, Ancelotti hodhi në fushë lojtarë ofensivë pa një strukturë të qartë, duke i dhënë Norvegjisë kontrollin e ndeshjes.

“Brazili humbi çdo ndjenjë organizimi. U shndërrua në një përbindësh,” shkroi ai, duke shtuar se eliminimi ishte vetëm çështje kohe. Edhe portali sportiv ‘GE Globo” pasqyroi zemërimin e tifozëve brazilianë pas golave të Haalandit. Në reagimet e përzgjedhura nga portali dominoi mesazhi: GE theksoi gjithashtu se Norvegjia e thelloi edhe më shumë traditën e saj pozitive ndaj Brazilit.

Në zhargonin brazilian të futbollit përdoret termi “freguesia” për një kundërshtar që vazhdimisht të shkakton probleme dhe ndaj të cilit nuk arrin të fitosh. Norvegjia, me këtë sukses historik, siguroi kualifikimin në çerekfinale dhe rezultatin më të mirë në historinë e saj në Kampionatet Botërore, ndërsa Brazili mbetet sërish larg trofeut që e pret tash e gati një çerek shekulli.

Burimi: Bota Sot