Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, do të mbajnë fjalimet e tyre në podium. Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rreth orës . Me thirrjet “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit do nisin marshimin në rrugët e Tiranës, menjëherë pas mbylljes së fjalimeve.
Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Edhe ditën e djeshme gjatë marshimit, protestuesit u ndalën para Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të enjtes, të zhvilluar pranë zonës së Parlamentit.
Sipas organizatorëve, protesta e së shtunës shënoi një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe të shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan manifestimit në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.
