Kur gjyqtari fishkëlleu për herë të fundit në humbjen 2-1 të Brazilit ndaj Norvegjisë, të gjithë sytë u drejtuan te Neymar. Ylli brazilian mbeti i palëvizur për disa sekonda në mes të fushës, përpara se të shpërthente në lot, në një nga momentet më prekëse të këtij Botërori. Ky turne nuk ishte aspak i lehtë për 34-vjeçarin.
Lëndimet dhe dyshimet për gjendjen e tij fizike bënë që pjesëmarrja e tij të vihej në pikëpyetje për muaj të tërë. Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti vazhdoi t’i besonte dhe Neymar u rikthye gradualisht, duke marrë minuta nga stoli përpara se të kishte mundësinë të luante një rol të rëndësishëm në fazën eliminatore.
Në fundin e kohës shtesë, ai shënoi nga pika e bardhë për të ngushtuar shifrat në 2-1.Para goditjes, Neymar pati edhe një përplasje verbale me portierin norvegjez Orjan Nyland, i cili tentoi ta shpërqendronte.
Neymar cai no choro após derrota do Brasil para Noruega. #BRAxNOR pic.twitter.com/0cbaEBd7Cw — QG do POP (@QGdoPOP) July 5, 2026 Megjithatë, goli i tij erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Pak çaste më pas, fishkëllima e fundit konfirmoi eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës.
Neymar u ul në fushë i pushtuar nga emocionet, ndërsa shokët e skuadrës, mes tyre edhe Raphinha, iu afruan për ta ngushëlluar.
Nëse kjo ishte paraqitja e fundit e Neymarit në një Kampionat Botëror, atëherë ajo përfundoi në mënyrën më të dhimbshme të mundshme – me ëndrrën e Brazilit të shuar dhe me lotët e një legjende që mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit në skenën më të madhe të futbollit. telegrafi.com
