Odegaard, dirigjenti i Norvegjisë

0%

Ndërsa Erling Haaland vazhdon të jetë makina e golave të Norvegjisë, një tjetër emër po rezulton po aq vendimtar në suksesin e ekipit në Kupën e Botës 2026. Ai është Martin Odegaard, kapiteni dhe organizatori i lojës, i cili po udhëheq “Vikingët” me qetësi, vizion dhe lidership.

Pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë, e cila i siguroi Norvegjisë kualifikimin tutje, Odegaard ishte në qendër të festës së ekipit. Ai mori daullen dhe shkopinjtë, duke udhëhequr festimet e bashkëlojtarëve, një simbol i rolit të tij si lider brenda dhe jashtë fushës. Organizatori i çdo sulmi Trajneri Stale Solbakken ka gjetur te odegaard dirigjentin ideal të skuadrës.

Në të gjitha paraqitjet e tij në këtë Botëror, mesfushori i Arsenal ka dhënë nga një asist dhe ka marrë vlerësime mbi 7.0 për performancat e tij. Forma e tij ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa kundër Bregut të Fildishtë zhvilloi paraqitjen më të mirë të turneut. Odegaard ishte lojtari që kontrolloi ritmin e lojës së Norvegjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Preku topin plot 90 herë, më shumë se çdo mesfushor tjetër në ndeshje. Realizoi 18 pasime progresive, duke çuar vazhdimisht ekipin drejt sulmit. Dërgoi 9 pasime në zonën e penalltisë, prej të cilave 6 gjetën bashkëlojtarët, gjysma e të gjitha hyrjeve të suksesshme të Norvegjisë në zonën kundërshtare.

Shumica e aksioneve sulmuese kaluan pikërisht nga këmbët e tij, duke konfirmuar rolin e tij si motori i skuadrës. Vendimtar edhe te goli Në aksionin e golit të parë, Odegaard ishte sërish protagonisti. Ai nisi aksionin me një pasim mes vijave, lëvizi drejt zonës dhe më pas shërbeu me saktësi për Antonio Nusa, i cili fitoi duelin individual dhe shënoi golin që hapi rrugën e suksesit.

Ishte një moment historik, pasi Norvegjia realizoi golin e saj të parë në fazat eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1938. Sfida e madhe me Brazilin Tashmë Norvegjia përgatitet për përballjen me Brazilin. Edhe pse Haaland mbetet kërcënimi kryesor në sulm, shumë analistë besojnë se çelësi i suksesit norvegjez do të jetë sërish Martin Odegaard.

Carlo Ancelotti pritet të përgatisë një plan të veçantë për të kufizuar ndikimin e kapitenit norvegjez, pasi deri tani asnjë kundërshtar nuk ka arritur ta ndalë kreativitetin dhe kontrollin e tij në mesfushë. Me formën që po tregon në këtë Botëror, Odegaard është shndërruar në dirigjentin e padiskutueshëm të Norvegjisë dhe një nga mesfushorët më dominues të turneut.

Burimi: Bota Sot