Shpërndaje në: Malisheva ka shpërdoruar mundësi të mira shënimi dhe është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Të enjten mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Malisheva u mposht 2:1 nga Vllaznia. Laurent Xhylani shënoi për Malishevën e udhëhequr nga trajneri Thomas Brdariq. Xhylani shënoi direkt nga këndi.
Për trajnerin Brdariq ishte ndeshja e parë në krye të Malishevës, pas largimit nga Drenica. Klinti Qato shënoi për Vllazninë në pjesën e parë për 1:1. Mbrojtësi Andreas Skovgaard i Malishevës u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 55-të, ndërsa Emiljano Musta një minutë më vonë, shënoi për 2:1. Ishte goli i fitores.
Arlind Veliu 15 minuta para fundit ishte afër barazimit të rezultatit por nga vija e portës topin e largoi mbrojtësi Gledjan Pusi. Ndeshja kthyese luhet pas një jave.
