Analisti i futbollit, Luan Pinari në emisionin L’America u shpreh se Paraguaji e kaloi pak cakun e lojës fair play ndaj Francës. Pinari shtoi se Paraguaji ashtu e kishte përgatitur takimin pasi përballë kishte një nga skuadrat më të forta të botës. “Sigurisht atë do të tentone Paraguaji sepse kishte përballë një nga skuadrat më të forta të botës.
Një nga favoritët më të mëdha të këtij botërori. Kërkoi të bënte maksimumin. Kërkoi që të shfrytëzojë edhe atë vapën e madhe që ishte dje në New York. Por deri diku ia arriti. Ia arriti sepse nuk e lejoi Francën të bënte lojën e saj. Nuk e lejoi që ato kualitete që ka Franca të ishin shumë të rrezikshëm.
Por ndoshta e kaloi pak atë cakun e lojës së fair play apo lojës së bukur që ne pëlqejmë. Por gjithsesi ato ashtu e kishin përgatitur takimin”, tha Pinari.
