Riza kritikon Paraguajin

0%

Analisti i futbollit, Florian Riza i ftuar në emisionin L’America u shpreh se Paraguaji është ekipi më i turpshëm në botëror. Riza theksoi se në ndeshjen Francë-Paraguaji ndikoi edhe arbitri i cili nuk dha kartona të verdhë për ndërhyrjet e bëra. “ Është ekipi më i turpshëm që kemi parë në një kupë bote. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhi.

Ti nuk mund të pengosh kundërshtarin të gjuajë topin nga pika e penalltisë. Ti mund të bësh çdo gjë në fushën e lojës brenda kornizës të lojës së ndershme. Duhet të jesh dinjitoz në lojën e futbollit. Duhet ta përballosh edhe humbjen me dinjitetin e një kampioni. Ndryshe ti nuk ke vend në futboll. Ka me dhjetra raste të ndërhyrjes drejtpërdrejt te kundërshtari.

Dhe që të kompletohet i gjithë pazëlli se pse ndeshja nuk u ngrit kurrë në nivel, hyn edhe arbitri i cili masakron pothuajse të gjithë ndeshjen pa dhënë kartonat e verdhë”, tha Riza.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot