Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Norvegjisë në futboll, është larguar nga hoteli me pesë yje në Miami pas vetëm një nate për shkak të pakënaqësisë me kushtet. Përzgjedhësi dhe lojtarët u ankuan për një sërë problemesh që sipas tyre po i pengonin përgatitjet për ndeshjen kundër Anglisë, raporton “Daily Mail” të enjten.
Te Norvegjia u ankuan nga zhurma nga një kantier ndërtimi aty pranë, rruga e ngarkuar, mungesa e një salle takimesh dhe distanca prej katër kilometrash deri në plazh. Në Norvegji po ashtu u raportuar se lojtarët ishin të zhgënjyer edhe me standardin e pastërtisë “Kishte disa gjëra që mund të kishin qenë më mirë, kështu që i rregulluam.
Ne thjesht duam kushte të mira dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e rëndësishme”, tha kapiteni i Norvegjisë, Martin Odegaard. Norvegjia takohet me Anglinë në çerekfinale të shtunën nga ora .
