Matura 2026: Nxënësit dolën me performancë më të mirë në Sociologji e

0%

Rezultatet në nivel vendi të provimit të Maturës të cilat i ka siguruar KALLXO.com tregojnë se maturantët kanë arritur performancën më të mirë në Sociologji, me një mesatare prej 66.51%, e ndjekur nga Gjuha Angleze me 65.01% dhe Biologjia me 61.40%.

“Në anën tjetër, rezultatet më të ulëta janë regjistruar në Matematikë me 31.83%, Kimi me 32.29% dhe Fizikë me 34.92%.” – kanë thënë nga Ministria e Arsimit. Kjo ministri ka bërë të ditur se 13 mijë e 318 nxënës e kanë kaluar Provimin Shtetëror të Maturës, që përfaqëson një shkallë kalueshmërie prej 71.15%. Ndërsa, provimit iu nënshtruan gjithsej 18,764 maturantë.

Vitin e kaluar provimit iu nënshtruan 18,130 maturantë, prej të cilëve testin e kaluan 12.316 apo 68.6% e tyre. Në anën tjetër, këtë vit u miratua edhe Projektligji për Maturën Shtetërore në Kuvendin e Kosovës, më . Në Projektligjin e ri për Maturën Shtetërore janë përcaktuar disa masa disiplinore dhe gjoba kundërvajtëse që nuk i kishte ligji i vjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas nenit 24 të Projektligjit, shkeljet kundërvajtëse gjatë procesit të provimit të Maturës Shtetërore pritet të sanksionohen me gjobë deri në 20 mijë euro.

Shkelje disiplinore do të konsiderohet çdo shkelje e detyrave dhe përgjegjësive të punës së personit apo personave të autorizuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës, e të cilat nuk e kanë arritur shkallën e rrezikshmërisë për t’u konsideruar kundërvajtje sipas Projektligjit.

Shkelësve do t’iu konstatohen masat disiplinore si: shkëputje të kontratës së angazhimit për shërbyes si person i autorizuar në procesin e provimit të Maturës; vendim mbi moskompensimin ose kompensimin e pjesshëm të personit të autorizuar në procesin e provimit të Maturës. “Publikim i emrit në listën e shkelësve të rregullave disiplinore të Ministrisë.

Heqje e së drejtës për të shërbyer si person i autorizuar në procesin e Maturës.” – vazhdon neni 25 i Projektligjit për Maturën.

Burimi: Kallxo